Vajza 6-vjeçe rrëzohet nga skuteri, shoferi i veturës nuk e sheh dhe e shtyp (VIDEO)

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një shofer të cilit më herët i ishte ndaluar vozitja, shtyp me veturë 6-vjeçaren e cila bërtiste nga dhimbjet pasi ishte rrëzuar nga skuteri.

Bëhet fjalë për Ashley Evans, 28-vjeç, të cilit më herët i ishte ndaluar vozitja për mosrespektim të rregullave. Ai në një moment e fut nën rrota vogëlushen e cila kishte pësuar lëndime trupore pothuajse në të gjitha gjymtyrët.

Evans është dënuar me tre vite burgim, ndërsa gjykatësi David Wynn Morgan në Kardif e ka cilësuar si mrekulli faktin që vajza nuk e ka paguar me jetë.

Ajo ishte futur nën rrota dhe për disa metra ishte tërhequr zvarrë, kurse mjekët fillimisht kishin deklaruar se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë. Megjithatë, pas tretmanit asaj i është stabilizuar gjendja shëndetësore.

E gjatë seancës dëgjimore është thënë se edhe përkundër faktit që Evansit i ishte ndaluar më herët vozitja, ai nuk ka respektuar rregullat dhe kështu kishte blerë një Vauxhall Astra me të cilën shtypi vajzën.

E vajzës që po luante me skuter me shokët në afërsi të një parku, nuk i është zbuluar identiteti për arsye ligjore. E sipas dëshmitarëve, Evans sikur mezi priste që ta nxjerrin nga vetura vogëlushen dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.