Ushtria ruse bombardon dhe ndan përgjysmë objektin administrativ në qytetin Mykolayiv

Ushtria ruse ka sulmur zyrën e administratës rajonale në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolayiv.

Guvernatori i qytetit, Vitaliy Kim, ka postuar tani një foto që tregon një vrimë të madhe të hapur në objekt si pasojë e bombardimit.

Autoritetet thonë se 17 persona janë nxjerrur nga rrënojat, por të tjerët janë ende të zhdukur – shumica prej tyre civilë, shkruan BBC.

Guvernatori Kim tha se ata po kërkonin nën rrënoja.

“Është goditur godina e administratës rajonale, gjysma e objektit është shkatërruar”, tha ai.

“Për sa i përket njerëzve dhe viktimave, ne jemi të gjithë në duart e Zotit dhe shumica shpëtuan për mrekulli, nuk e di se si. Tani janë tetë civilë të cilët ne shpresojmë t’i nxjerrim nga rrënojat.”, tha ai.