Ushtria izraelite thotë se goditi më shumë se 400 objektiva gjatë natës, duke përfshirë zonën jugore të Khan Younis, ku dhjetëra mijëra civilë u evakuuan muajin e kaluar.

Atje, ushtria tha se kreu gjatë natës një “sulm në shkallë të gjerë” duke goditur më shumë se 50 objektiva. Forcat e saj detare sulmuan gjithashtu zonën me ato që tha se ishin “armë precize” që synonin infrastrukturën e lidhur me Hamasin.

Izraeli u bëri thirrje njerëzve që të evakuohen nga Khan Younis ndërsa zgjeron operacionet e tij ushtarake. Ai u tha civilëve të lëviznin drejt jugut drejt Rafah, afër kufirit me Egjiptin.