Ushtria e Shqipërisë trajnon ushtarët afrikanë (Foto)

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre.

Ajo ka postuar disa fotografi në Facebook ku ka shkruar se krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje.