Ushtari shqiptar që vdiq në Afganistan, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Ushtari Xhevair Iljazi, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Afganistan në orën 22:40.

Ai dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njofton se po bashkëpunon me komandën e operacionit për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë kanë siguruar familjarët dhe personelin se do tu gjenden pranë deri në përmbushjen e misionit, raporton TCH.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH.J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në ta cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e tu gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.