Operativët rusë hynë në Kiev, konfirmuan zyrtarët ukrainas pak minuta më parë.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës deklaroi se “armiku” ndodhet në rrethin Obolon, rreth nëntë kilometra nga parlamenti i Kievit në qendër të qytetit, raporton BBC.
Ministria inkurajon vendasit që të bëjnë “kokteje molotovi” dhe t’i hedhin në drejtim të rusëve, ndërsa të tjerët këshillohen të kërkojnë strehim.
“Banorë qetë – kini kujdes. Mos dilni nga shtëpitë,” tha ministria në një deklaratë të lëshuar.
Ndërkohë në Twitter janë publikuar pamje qk tregojnë se rusët nuk e kanë pasur të lehtë marrjen e Kievit.
Në fotografitë e publikuara shihet një ushtar rus i vrarë dhe makina të shkatërruara.







