Dy ditë para 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë nisur edhe përgatitjet e institucioneve për këtë datë.

Në një foto nga Kazerma ‘Minatori’ në Mitrovicë, ‘Tigrat’ e batalionit të tretë të FSK-së janë paraqitur të gatshëm për parakalimin në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë në ditën e pavarësisë, transmeton Ballkani.info.

Parakalimi i pjesëtarëve të FSK-së, është organizim i zakonshëm i çdo përvjetori të festës, por ky vit si duket do të jetë më i veçantë pasi që për herë të parë do të parakalojnë si ushtarë të Kosovës. /Ballkani.info