Ushtarët e FSK-së rrëfejnë për ngjarjen tragjike të Restelicës, shtatë vite më parë (FOTO)

Tash e 7- të vite ndodhi tragjedia e Restelicës, ku si pasojë e shembjes së ortekut në këtë fshat të komunës së Dragashit humbën jetën 10-të anëtarë të familjes Reka, ndërsa nga kjo tragjedi shpëtoi atë kohë pesë vjeçarja Amsera Reka.

Për ditë, të tëra trupat e FSK-së punuan e u angazhuan për ti shpëtuar viktimat.

Njëri ndër trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte edhe nënkoloneli Arsim Shaqiri.

Për Ballkani.info Shaqiri rrefeu edhe përjetimet e tij jo të mira për ti dal në ndihmë një familjeje të tërë që u godit nga orteku.
Përveç bores së madhe që arrinte gjatësinë gati në 7 metra, nënkoloneli tregon edhe vështirësitë tjera me të cilat u ballafaqua gjatë “luftës” me borën në Restelicë të Dragashit.

“ Atë kohë, temperaturat kanë qenë minus 12 gradë celcius. Po ti kishim pasur kushtet dhe mjetët më të mira edhe puna kishte qenë më e lehtë, edhe i kemi pasur kushtet e vështira dhe mungesa e mjeteve për punë, nuk ka munguar vullneti për angazhim” pohoi Shaqiri.

Ai rikutojë një çast shumë të vështirë derisa bashkë më trupat e tjerë të FSK-së dhe banorët e Restelicës kërkonin viktimat që u zunë nga orteku.

“ Kufomën e fundit nuk kemi mundur ta gjejmë në 24 orët e fundit, sepse nuk e kemi pasur informatën adekuate se a është në podrum apo në katin e dytë të shtëpisë” shtoi nënkoloneli.

Shaqiri tha se sfida më të mëdha se ajo e para 11-të viteve në Restelicë nuk i ka rastisur të ketë takuar ndonjëherë.
Edhe Major Agim Beqiri, që më 2012 udhëhoqi 130 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës tregon për Ballkani.info se sa shumë emocionuese e vështirë ka qenë angazhimi në tragjedinë nga orteku në fshatin Restelicë.

“ 130 trupa i kam udhëhequr, në aksionin për ti nxjerrë viktimat nga orteku në Restelicë. Në ora 4 të mëngjesit kemi udhëtuar nga Mitrovica, dhe rruga ka qenë shumë e ngarkume prej borës” shtoi Beqiri.

Të gjithë ushtarët e FSK-së sipas Beqirit kanë qenë në rrezik për jetë pasi bora ishtë shumë e lartë. Por dëshira e ushtarëve për t’i dal në ndihmë familjes ka qenë shumë e madhe.

“ Rreziku ka qenë evident, por morali edhe më i madh” pohoi majori.
/Ballkan.infoi/