Ushtarët amerikanë me pajisje ‘mbinjerëzore’ (FOTO)

Shkencëtarët amerikan po punojnë në gjeneratën e re të veshjeve ushtarake “të çeliktë” për ushtrinë amerikane, inspiruar nga ajo çfare përdor filmi “Iron Man”. Ata pohuan se e gjithë kjo do të kryhet për 2 vite.

Suita, të cilën e kanë emëruar Talos, do t’i mundësojë ushtarëve që të shohin në errësirë, fuqi mbinjerëzore dhe sistem shmangës ndaj plumbave.

Qëllimi, sipas shkencëtarëve, është që Forcat Speciale dhe njësitë tjera ushtarake të përmirësojnë teknologjinë e mbrojtjes.

“Veshja transformohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë brenda milisekondave kur aplikohet një fushë magnetike ose elektrike”, pohohet në faqen e ushtrisë në internet.

Veshja pritet të testohet më 2019-ën.