Dua Lipa e ka uruar publikisht babain e saj.

21 qershori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Babait, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast shumë njerëz kanë zgjedhur ta urojnë të shtrenjtin e tyre edhe nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale.

Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka vepruar njësoj dhe ka zgjedhur pikërisht llogarinë e saj në Instagram për ta uruar Dukagjinin me rastin e kësaj dite.

“Urime Ditën e Babait për shokun tim të ngushtë”, ka shkruar Dua pranë postimit.

Duhet të thksojmë se Dua ka ndarë disa foto të veçanta nga e kaluara e disa të tjera të realizuara tash së fundmi.

View this post on Instagram

Happy Fathers Day to my BFF ❤️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on