Ish-komandanti

Urimi i Sami Lushtakut për ushtrinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka uruar për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Rroftë përgjithmonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e pastër e saj. Ajo është themeli i Ushtrisë së Kosovës”, shkruan Lushtaku.

14 dhjetori 2018 do të hyjë në histori si dita e transformimit të FSK-së në ushtri, plot 10 vite pas shpalljes së pavarësisë.