Urdhri i Biden për ata që cenojnë sigurinë, Vlora Çitaku tregon pse nuk është përfshirë marrëveshja e Marti Ahtisaarit

Ish ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka komentuar rreth urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden për ndalim hyrjen e zyrtarëve që nuk respektojnë marrëveshjet ose kërcënojnë sigurinë, duke thënë se ky urdhër ekziston nga viti 2001 dhe presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë.

Çitaku në një postim në Facebook shkruan se sipas saj arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e presidentit Ahtisaari është se formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA.

Postimin i saj:

Diçka për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden.

Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001 (është amandamentuar ndërkohë) Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush.

Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë (ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)

Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve serb hyrjen në SHBA.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar urdhër ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=56739398&v=2.1&guid=2349842bd5c9459f896c7b4197937fa3ee2606e49d48408ab1c175445b83b7b0

Ai ka zgjeruar fushëveprimin e aktit për bllokimin e pronës së personave që kërcënojnë përpjekjet stabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e ish- Republikës së Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.