Urdhërat e talibanëve për të veshur hixhab të zi: Gratë afgane protestojnë me fotografi me veshje me ngjyra

Gratë afgane në të gjithë botën po protestojnë kundër kërkesës së re të talibanëve që në shkolla të vishet hixhab, duke postuar fotografi të tyre me veshje tradicionale shumëngjyrëshe në mediat sociale. Ditët e fundit talibanët kanë urdhëruar ndarjen e gjinive në klasa dhe kanë deklaruar se studentet femra, pedagoget dhe punonjëset duhet të mbajnë hixhab në përputhje me interpretimin e ligjit të Sheriatit.

Të shtunën u shfaqën fotografi të një grupi studentesh të veshura me rroba të zeza kokë e këmbë, që tundnin flamuj talibanë në sallën e ligjëratave të një universiteti të drejtuar nga qeveria në Kabul.

Gratë e tjera afgane u përgjigjën duke postuar fotografi të tyre me veshje tradicionale shumëngjyrëshe afgane – një kontrast i qartë me hixhabin e zi të kërkuar nga talibanët.

Bahar Jalali, një ish -anëtare e fakultetit të Universitetit Amerikan të Afganistani, ndihmoi në fillimin e fushatës së postimit të fotografive. Jalali publikoi në Twitter një fotografi të një gruaje me një fustan tw zi dhe tha se asnjë grua nuk është veshur kurrë kështu në historinë e Afganistanit.

“Kjo është krejtësisht e huaj për kulturën afgane. Unë postova fotografinë time në veshje tradicionale, veshje afgane për të informuar, edukuar dhe shpërndarë dezinformatat që po propagandohen nga talebanët “.

Gratë e tjera afgane shpejt ndoqën shembullin e saj në mediat sociale.

Sana Safi “Nëse do të isha në Afganistan atëherë do të kisha shallin në kokë.”

“Ne i duam shumë ngjyrat,” tha Sodaba Haidare.

“Kjo është kultura afgane,” shkroi në Twitter Peymana Assad.

Shekiba Teimori, një këngëtare dhe aktiviste afgane, e cila u largua nga Kabuli muajin e kaluar, i tha CNN se hixhabi ekzistonte para rënies së Kabulit. Sipas saj mund të shihje gra me hixhab, por kjo bazohej në vendimet e familjes dhe jo të qeverisë.

Fati i grave në Afganistan ka qenë një burim kryesor shqetësimi që kur talibanët morën kontrollin e shpejtë të vendit pas tërheqjes së trupave amerikane dhe ndërkombëtare në gusht, raporton CNN