Urbani përplaset me murin e Ministrisë në Tiranë, 4 pasagjerë të lënduar

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës, pranë godinës së Bashkisë së kryeqytetit.

Paprakisht, bëhet me dije se në aksident është përfshirë urbani i linjës së kryeqytetit, “Kopshti Zoologjik”, i cili është përplasur me atë të Tiranës së re.

Mësohet se ka qenë parakalimi i gabuar i autobusit të linjës së Kopshtit Zoologjik që ka çuar në përplasjen me atë të Tiranës së re dhe më pas ka përfunduar duke u përplasur me murin e një ministrie.

Si pasojë e aksidentit 4 pasagjer kanë mbetur të lënduar.

Policia bën me dije se të plagosurit u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.