Uran Ismaili intervenon në monumentin “Heroinat”, i rregullon xhamat (FOTO)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka intervenuar sot në monumentin “Heroinat” në kryeqytet.

Përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook, Ismaili ka treguar që pasi që kanë vërejtur se xhamat rrethues janë dëmtuar, ai së bashku me ekipin e tij kanë intervenuar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

”Duke ecë n’qendër e vrejtëm që monumenti Heroinat ishte dëmtu me spray në xhamat rrethues. Bashkë me ekipen i kthyem qysh kane qenë edhe e vendosëm shporta të rrugës. Prej qendrës së regjistrimeve deri te Neëborn nuk kishte asnjë shportë të rrugës”, ka thënë Ismaili.