Uran Ismaili bun në rrugën C: Prishtina është qyteti i banorëve, jo i kryetarëve (Video)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar fushatën e tij të veçantë, duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Këtë herë, pas Pejtonit, Ismaili ka qenë mysafir në Rrugën C.

Së bashku me Rrezen, Ismaili ka vizituar këtë lagje duke parë nga afër se si është të jetohet aty.

Në fund të kësaj vizite, sikur zakonisht ndodhë gjatë këtyre vizitace, së bashku me banorë kanë ndrequr një vend jashtëzakonisht të bukur, për t’i dhënë jetë rrugës C.