Pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, ky universitet ka dalë me një njoftim me gabime katastrofale drejtshkrimore.

Edhe pse njoftimi u përditësua, disa gabime u përmirësuan, e disa të tjera ende mbetën aty.

Njoftimi i dytë (me të gjelbër gjeni gabimet e përmirësuara, me të kuqe gabimet e papërmirësuara):

Si duhet të jetë:

Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë e njofton opinionin publik, e në veçanti studentët e këtij institucioni, që akoma nuk ka pranuar asnjë vendim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë lidhur me aplikacionin e tij për riakreditim institucional.

Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë e njofton opinionin publik se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me të pranuar një vendim të tillë, siç përshkruhet në media elektronike.

Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë e njofton opinion publik që pavarësisht vendimeve që do t’i pranojë ditëve në vijim, për mbylljen e këtij institucioni nuk mund të vendosë askush tjetër përpos Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë.

loading…