Zëvëndëskryeminstri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, personalitet i shquar, afirmues në ballinën e Universitetit Birmingham.

“Alumni i emëruar në koalicionin historik qeverisës të Kosovës”, është titulli i webfaqes zyrtare të Unveristetit të Birminghamit kushtuar zv/kryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Tahirit.

Shkrimi i plotë këtu: https://www.birmingham.ac.uk/schools/government/departments/international-development/news/2020/alumnus-appointed-to-kosovo-government.aspx?fbclid=IwAR0b1dJpKhzg4wa1PCn8IIglcuLe3Da3W9MQkm0QLXFPwv24IyecoEgyrzw

Besnik Tahiri, i cili ka përfunduar studimet Master në Qeverisje Lokale dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Birmingam, më 2006, është emëruar Zëvëndëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës, në qershor, 2020.

Z.Tahiri ka shërbyer në Qeverinë e Republikës së Kosovës, si Koordinator Kombëtar për Reforma Shtetëtore gjatë viteve 2017-2019, duke udhëhequr dhe koordinuar procesin e reformave shtetërore, përfshirë edhe pakon e reformave të administratës publike, ligjin mbi qeverinë, koordinimin me komuna, si dhe bashkëpunimin në këtë proces, me organizata vendore dhe ndërkombëtare. Duke ju referuar kohës së studimeve në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtarë, pranë Universitetit, Besniku thekson se:

“Suksesi im personal dhe profesional, nuk do të ishte i mundur pa rrugëtimin tim në Departamentin Ndërkombëtarë, të Universitetit të Birmingemit. Njohuritë teorike dhe praktike të përfituara në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtarë janë shoqëruesit më të mirë përgjatë gjithë angazhimeve të mia profesionale. I falenderoj profesorët dhe kolegët e studimeve, si dhe çdo anëtarë të departamentit për mbështetjen e tyre.

Në ballinën e vet, Universiteti përshkruan profilin e pasur dhe shumëdimensional të Besnik Tahirit, si përfitues i burses prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar, Chevening, si student i zgjedhur përfaqësues i këtij departamenti, konsulent me përvojë dhe angazhim ndërkombëtarë i angazhuar në organizata me reputacion zhvillimor ndërkombëtarë si dhe angazhimin e tij në vende të ndryshme të botës, si ligjërues i certifikuar në disa programe zhvillimore.

Vlen të theksohet se Universitetet Perendimore, ku shumica e tyre, numërojnë me dhjetëra mijëra studentë nga të gjitha vendet e botës, përzgjedhin personalitete tē suksesshme ndërkombëtare, si mënyrë e afirmimit të programeve dhe punës së tyre, e që në rastin konkret, është afirmim edhe i vendeve prej nga vijnë.