Unitedi triumfon dhe konfirmon pozitën e parë

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze ka triumfuar në udhëtim te Villarreali me rezultatin 2:0, falë golave të Cristiano Ronaldos (78’) dhe Jadon Sanchos (90’).

Me këtë fitore, Unitedi ka konfirmuar pozitën e parë në Grupin F me dhjetë pikë, tri më shumë se Villarreali që renditet i dyti.

Në krye të Unitedit në këtë takim ka debutuar Michael Carrick që është trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaerit të dielën.

Për Unitedin, kjo ishte fitorja e dytë këtë edicion në Champions ndaj Villarrealit dhe e treta në pesë ndeshje të luajtura në fazën e grupeve.