1-3

Unitedi nis me humbje në shtëpi sezonin e ri në Premier League

Manchester Unitedi ka nisur me humbje në shtëpi sezonin e ri të Premier Ligës. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit u mposht 3:1 nga Crystal Palace.

Wilfried Zaha me dy gola dhe një i Andros Townsendit ishin të mjaftueshëm për fitoren e dytë të Crystalit këtë edicion.

Tek Manchester Unitedi debutoi me gol transferimi Van de Beek.