2-1

Unitedi fiton derbin me Chelsean

Manchester Unitedi e ka fituar derbin me skuadrën e Chelseat.

Të mërkurën mbrëma, “djajtë e kuq” mposhtën “blutë e Londrës” me rezultatin 2:1.

Në minutën e nëntë, penalltinë e Bruno Fernandesit të Unitedit e priti portieri Robert Sanchez.

Dhjetë minuta më vonë, Scott McTominay shënoi për 1:0.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, për mysafirët shifrat i barazoi Cole Palmer.

McTominay realizoi edhe një herë në minutën e 69-të për fitoren 2:1 të Unitedit.

Armando Broja u inkuadrua në minutën e 77-t te Chelsea.

Pati mundësi shënimi në fundin e gjithë takimit, por qëlloi vetëm shtyllën pas gjuajtjes me kokë.

Unitedi me këtë fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 27 pikë në 15 ndeshje, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e 10-të me 19 pikë.