Unitedi e dëshiron Çalhanoglun në fund të sezonit

Manchester Unitedi raportohet se ka kontaktuar me agjentin e Hakan Çalhanoglut për të diskutuar mundësinë e transferimit të mesfushorit në Old Trafford, si lojtar i lirë.

Kontrata aktuale e turkut me Milanin skadon në qershor të vitit 2021, por dy palët s’janë afër arritjes së marrëveshjes së re.

Çalhanoglu ka kontratë 2.5 milionë euroshe në vit, por sipas raportimeve, agjenti i tij kërkon rinovim me pagë 7 milionë euro në vit.

Unitedi mësohet se është i gatshëm të shfrytëzojë mosmarrëveshjet e lojtarit me klubin për t’i siguruar shërbimet e tij në fund të sezonit.

Për 26-vjeçarin interesim ka shprehure edhe Juventusi.