United në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Një gol nga penaltia i Bruno Fernandesit i ka mjaftuar Manchester Unitedit që të mposhtë Copenhagenin e të sigurojë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Portugezi realizoi katër minuta brenda vazhdimeve nga 15 minuta, pasi koha e rregullt prej 90 minutash u mbyll baras pa gola.

Në gjysmëfinale, “Djajtë e Kuq” do të përballen me fituesin e duelit Wolves-Sevilla.