kontrata

United i rinovon kontratën yllit të skuadrës

Mesfushori spanjoll pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë me “Djajtë e Kuq”.

Ander Herrera është në bisedime të avancuara me Manchester United për vazhdimin e kontratës.

.Spanjolli ka kontratë me “Djajtë e Kuq”, deri në fund të sezonit, prandaj në klubin anglez nuk duan ta humbasin si futbollist të lirë, duke i ofruar një marrëveshje të re.

Tek United janë të bindur se Herrera do ta pranojë propozimin e tyre dhe negociatat për kontratën re pritet të mbyllen deri në fund të këtij viti.

Kujtojmë se Manchester United po kalon në formë të dobët këtë sezon duke mos dhuruar paraqitje të mira, kjo ka bërë që United aktualisht të zë vendin e gjashtë me 26 pikë.