Unioni Evropian i Xhudos kujton momentet fantastike nga triumfi i Akil Gjakovës në Evropian (VIDEO)

Unioni Evropian i Xhudos e ka publikuar një video në faqen e vet zyrtare në Facbook me momentet më kulminante të triumfit të Akil Gjakovës në Kampionatin Evropian të Xhudos U-23.

Akil Gjakova e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 të shtunën në Hungari.

Xhudisti kosovar e vazhdoi formën e lartë këtë vit, duke u shpallur kampion evropian në Gyor të Hungarisë.

Gjakova në finalen e kategorisë -73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.

Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli. Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë.

Unioni Evropian i Xhudos kujton momentet fantastike nga triumfi i Akilit në Kampionatin Evropian.