Viktor Paloka

Unikkatili e pëlqen statusin e Arbana Xharrës për radikalët islam (FOTO)

Pas postimeve skandaloze të një grupi të krijuar në Facebook, ‘Thirrja për Islam’ i cili bënte thirrje kundër Ushtrisë së Kosovës, ka reaguar edhe gazetarja Arbana Xharra.

Ajo përmes disa postimeve në Facebook ka thënë se këta persona janë nxënës të hoxhallarëve që janë liruar nga Gjykatat në Kosovë, duke iu referuar kështu disa arrestimeve të mëparshme ndaj imamëve të ndryshëm, nën dyshimin se po nxisin urrejtje.

Në statusin e fundit, që Xharra iu është referuar kësaj teme, ajo ka thënë se do t’i duheshin vetëm 72 orë që ta pastronte Kosovën nga radikalët fetarë, shkruan Ballkani.info.

E mendimi i Arbanës, si duket i ka pëlqyer edhe reperit të njohur kosovar, Viktor Paloka e që në publik njihet si ‘Unikkatil’.

Paloka nga profili i tij personal në rrjetin social Facebook, e ka ‘pëlqyer’ statusin e Xharrës. /Ballkani.info/