Unike në Kosovë, furgoni (kombi) me PlayStation që ju vije në derë të shtëpisë

Festën me PlayStation ne e sjellim te ju!

Është e re, është këtu dhe sjellë kënaqësi! Një dhomë lëvizese në katër rrota do të bëjë që fëmijët tuaj, miqtë, kolegët, etj, të përjetojnë eksperiencë të paparë deri më tash jo vetëm në Kosovë, por edhe me gjerë. Kombi (furgon) me shumë konzola PS4 dhe super-ekrane të TV-së, si dhe lojërat më të reja nga Play Station vijnë tek ju me vetëm një thirrje.

Kombi mund të akomodojë/pranojë brenda deri në 14 fëmijë ose 12 të rritur dhe ne vijmë te ju kudo që e keni shtëpinë apo banesën në territorin e Kosovës.

Çfarë merrni ju kur porosisni Gaming Kombin?

Ju duhet të thërrisni në numrin e telefonit +383 45 88 22 11 dhe ‘Gaming Van Kosova’ brenda një kohë të shkurtër do t’ju vije aty ku ju dëshironi. Për ditën tuaj të gëzueshme preferohet që rezervimin ta bëni të paktën një ditë ose dy më herët. Në ditën e rezervuar nga ju ne do të arrijmë 30 minuta më herët dhe të vendosemi në vendin që ju e keni përcaktuar.

S’keni nevojë të udhëtoni, as të kërkoni vende për ahengun tuaj

Ne arrijmë te ju dhe sapo të mbërrijmë “Kapiteni i Ekipit” tonë do ta merr kontrollin e organizimit të ahengut tuaj. Ju nuk do të keni më nevojë të udhëtoni, të silleni rreth e rrotull duke kërkuar vende për argetimin e fëmijëve tuaj për ditëlindjen apo ahengje tjera.

Kush mund të bëjë rezervime për ‘Gaming Van Kosova’?

Kombin tonë të lojërave mund ta rezervojnë të gjithë ata që dëshirojnë argëtim për fëmijët e tyre për ditëlindje, pastaj ahengje të kompanive, fejesa, dasma, etj.

Rezervoni tash!

Trajtoni ata që i doni aq mirë dhe aq bukur saqë t’i befasoni me një dhuratë që s’do ta harrojnë kurrë, duke ua sjellë kombin me PS4 në shtëpi!

Thërrisni në numrin e telefonit +383 45 88 22 11 ose na gjeni në platformat sociale, Facebook dhe Instagram me emrin Gaming Van Kosova dhe fluturimthi arrijmë në derë të shtëpisë!