Shkurta Bregovina

“Unë s’muj me punu me nxënës si ti”, rrëfimi i Shkurtës që e përjashtoi mësuesi nga klasa pasi kishte probleme me shikim

Shkurta Bregovina nga Obiliqi e cila është e diagnostikuar me kufizime në shikim, sot në Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, ka bërë një postim prekës ku ka treguar se si është paragjykuar në shkollë.

Ajo ka treguar se si u paragjykua kur nisi të shkonte në shkollë, e kjo nisi qysh nga mësuesi, pasi që qysh në ditën e parë të shkollës, mësuesi e kishte nxjerrë jashtë duke i thënë se s’mund të punonte me nxënës si ajo.

Tutje ajo tregon se probleme pikërisht për shkak të mungesës së infrastrukturës ishte i vështirë është në universitet.

Ky është statusi i plotë i Shkurtës:

Jam Shkurta e diagnostikuar që nga lindja me kufizime ne shikim

E kuptoja se isha ndryshe, por guximi që buronte nga brendësia ime si shumica e fëmijëve me bënte të mos ndaloja përballe rreziqeve të mundshme. Në atë kohë nuk njihja pamundësi.

Prindërit patën vendosur që unë dhe Liridona(motra) të vijonim shkollimin bashkë. Pikërisht aty edhe filloj përballja e vërtet me shoqërinë paragjykuese. Në vitin 2005 kur i mbusha 5 vjeç u përballa për herë të parë me të qenurit person me aftësi të kufizuara në shoqërinë tonë.

Mësuesi modeli i dytë pas familjes zgjodhi që diferencat dhe kufizimet t’i aktivizonte që nga klasa e parë. Ditën e parë të klasës së parë mua në prani të tërë klasës më nxorri jashtë duke më potencuar se vendi im nuk ishte shkolla e rregullt, por shkolla speciale. “Une s’muj me punu me nxansa si ti.”

Nejse na u deshtë ta ndërronim shkollën me shpresën se do të gjenim një mësues që të më pranoj në klasë. Qasja joadekuate më përcolli gjatë tërë ciklit fillor dhe të mesëm të ulët.

Sikur nuk mjaftonte trajtimi diskriminues nga mësimdhnënësit. Barrës së paragjykimeve ju shtunan ato të prindërve që sillnin fëmijët në shkollë. Ata i drejtoheshin Liridonës : Kjo çika nuk sheh a ? E ti kujdesesh për të a ? Boll zor volla.

Por këto pyetja asnjëher nuk m’i bënin fëmijët, ndonëse buronin nga po këto familje paragjykuese.

Gjatë gjithë kohës më kanë shoqëru pyetjet e famshme me dozë nënçmuese : A ushqehesh vetë ? A pastrohesh vetë ? A edhe ti munesh me mësu? E qysh i nënshtrohesh testeve kur nuk sheh me lexu ?

A ndikonte kjo qasje jo adekuate në mua ? Unë në them po

Përballja me mos pranimin me shkaktoj pasiguri, drojtje, dyshim. Por ama unë vendosa qe te ndërroj pozicionin e figurave. Zëvendësova pasigurinë me caktimin e Zotit, drojtjen në përballje me situatat, dyshimin me besim ne aftësitë dhe fuqitë e mia

Me Liridonën i ndamë rrugët ajo në gazetari e unë në punë sociale. Këtu vendosa me tentu, me provu kush është me të vërtet Shkurta

Ambientimi me mungesën e infrastrukturës në universitet ishte i vështirë. Kisha nevojë për tualet për me ndërru ambient, por shpesh këto ishin të mundura deri kue Liridona përfundonte ligjëratat dhe vinte tek unë. Në mëngjes shkoja dhe prisja deri sa Liridona përfundonte ligjëratat. Dikur pritja në korridoret e filozofikut u bë art në vete, pastaj u bëra një me pritjen. Ndjeja lodhje fizike, por asnjëherë shpirtëror.

As nuk u mjaftova me studimet BA. Po vazhdoj të studioj, madje tani në dy nivele njëkohësisht. Unë po ndjek studime BA Psikologji e përgjithshme dhe MA Psikologji e vlerësimit dhe intervenimit. Sepse pritja, lodhja dhe diskriminimi nuk u bë demoralizim, por forcim për mua.

Përgjigjëjeve të naltpërmenduna gradualisht u jepja përgjigjëje praktike.

Shkurta e vogël që nuk mundet, nuk mundet dhe prap nuk mundet u kthye në atë që: Shkurta mundet të luaj, të mësoj, të studio, të pastroj shtëpinë, të përgatisë ushqimin, të ndihet e pranuar, të pëlqej dhe të pëlqehet. Mos prit as ti që dikush të të pranojë pa e pranuar ti veten. Mos thuaj nuk ma nin për ofendimet e tjerëve kundrejt meje, se në fakt mua ty dhe gjithësecilit na bënë të ndihemi jo mirë.

Por çka duhet të bësh në fund? Të ndërrosh pozicionet e figurave dhe të vazhdosh. T’i thuash vetës qëndro se nëse bie ngrihesh përsëri.