Gazetari Çim Peka thotë se kryeministri Albin Kurti ka hequr dorë nga qëndrimet e tij.

Peka përmendi qëndrimin e Kurtit edhe në kohën e Rambujesë për të cilën thotë se as për atë nuk ka qenë në dakord me të.

“Unë dhe Berati nuk kemi qenë dakord me Albin Kurti dhe ne e kemi ditur që ai ka qenë kundër pavarësisë. Nuk kemi qenë në dakord me Kurtin as në kohën e Rambujesë për qëndrimet që i ka mbajtë. Ai vetë e thotë në atë kohë kam qenë në Lëvizje dhe jo në institucione, dhe në momentin që Lëvizja është kthyer në parti dhe ka me u fut në institucione më gjykoni nga kjo e pasë. Edhe Albin Kurti nuk e merr në mbrojtje atë qëndrim të asaj kohe. Nuk kemi ndryshu ne, por Albin Kurti”, tha Peka në T7.