“Unë biri yt Kosovë” – kryediplomati maltez i dërgon një urim special kosovarëve për Ditën e Pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Maltës, Evarist Bartolo, ka uruar Kosovën për ditën e Pavarësisë përmes një vide-mesazhi.

Ndër të tjera, kryediplomati ka uruar Kosovën duke cituar vargjet e poetit tonë Ali Podrimja.

Madje ai citoi edhe Nelson Mandelan ku thotë “Fillimisht duhet të punosh me armiqtë e tu, pastaj ata bëhen partnerët e tu”.

Më poshtë gjeni urimin e plotë: