Zhvillime emocionuese në Rahovec! Sheshi Qendror i Qytetit tashmë po merr formë të dukshme, ashtu siç ishte paraparë në propozimin fitues të Konkursit Ndërkombëtar të Dizajnit. Jemi krenarë të ndajmë një pamje të dizajnit që po bëhet realitet!

Kështu bën të ditur UN Habitat, organizatë kjo e Kombeve të Bashkuara, transmeton Ballkani.info.

Sipas tyre, ky moment shënon një transformim të madh për Rahovecin, duke treguar se çfarë mund të arrijë planifikimi urban gjithëpërfshirës, transparent dhe me vizion.

“Konkursi dhe procesi i dizajnimit është mbështetur nga UN-Habitat Kosova, duke siguruar një qasje pjesëmarrëse dhe cilësore. E përgëzojmë Komunën e Rahovecit për përkushtimin e fuqishëm dhe përpjekjet e palodhshme në avancimin e kësaj nisme ambicioze. Zemra e Rahovecit po rikonceptohet si një hapësirë publike e gjallë dhe mikpritëse, që i përgjigjet nevojave të komunitetit të saj”, thekson në fund UN Habitat. /Ballkani.info/