KFOR

Ulutash takohet me Buhler, flasin për mbështetjen e dialogut

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot me ish-komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjenerallejtënant, Erhard Buhler, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata kanë biseduar situatën e fundit të sigurisë, dhe politikën.

“Shkëmbyen mendime mbi tendencat e fundit të sigurisë dhe mbi aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.