Ulpiana e shënon fitoren e parë në Superligë, e mposht Gjilanin e Ismet Munishit

Ulpiana e ka shijuar fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar, duke e mposhtur 3:2 Gjilanin në një ndeshje dramatike

Trimror Selimi me një gol në minutën e 90+9 ia siguroi klubit nga Lipjani fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar.

Besar Musolli e kishte kaluar Gjilanin në epërsi në minutën e 48-të, pas një pjese të parë pa gola.

Por Marclei Santos e barazoi rezultatin në 1:1 vetëm dy minuta më vonë, para se ta kalonte Ulpianën në epërsi për herë të parë në minutën e 69-të.

Fiton Hajdari e barazoi rezultatin në 2:2 për Gjilanin dhe kur u duk se skuadra e Munishit po i shpëtonte humbjes, Selimi tronditi duke shënuar në frymën e fundit.