Ulet numri i infeksioneve në Itali, shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave në Itali

Dita e sotme ka shënuar në Itali një numër më të lartë pacientësh të shëruar nga pandemia se sa të infektuar në 24 orët e fundit e numri i të infektuarve aktivë është ulur në krahasim me një ditë më parë.

Edhe kjo javë nisi për Italinë me shifra të larta të të infekturave e të viktimave Covid 19.

Sipas raportit ditor të Institutit Italian të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 630 viktima e 22.930 të infektuar nga koronavirusi.

Deri më sot nurmi i përgjithshëm i tyre në nivel kombëtar ka arritur në 1.431.795 të infektuar e 50.453 viktima.

Dita e sotme ka regjistruar dhe 31.395  pacientë të shëruar më shumë e numri total i tyre që nga nisja e pandemisë është 584.493.

Ndërsa në strukturat spitalore janë shtruar për kurim 18 pacienë më shumë e 9 në repartet e terapisë intesive.

Në kurim spitalor janë aktualisht 34.697 pacientë e në terapi intesive 3.810.

Deri më sot Italia ka kryer tampone e 148.945 vetëm gjatë 24 orëve të fundit, pra shifër gati 100 mijë më pak se sa janë kryer gjatë ditëve të javës së shkuar.

Persona të infektuar aktivë në Itali janë 796.849.

Pandemia ka shkaktuar në Itali si në të gjithë botën vështirësi ekonomike për shumë familje e qytetarë italianë që kanë humbur vendin e punës apo jetojnë me një ndihmë asistence ekonomike për shkak të reduktimit të orarit të punës apo mbylljes së aktivitetit prodhues e ekonomik nga normativ ligjor në luftën kundër infektimit nga Covid 19. 

Sipas statistikave të publikuara sot nga Instituti italian i kërkimeve social ekonomike Censis pandemia ka shkaktuar në Itali 5 milionë të varfër të rinj e ka vënë në vështirësi ekonomike 7.6 milionë qytetarë.