Ulen testimet – 557 infektime të reja dhe 12 viktima në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e Covid-19 në vendin tonë.

Nga 1948 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 557 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 12 pacientë duke e çuar në 810 numrin e përgjithshëm të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

Tirana vijon të jetë qarku më i goditur me 254 raste ditore, 5 viktima në 24 orë dhe 9576 raste ende aktive.

Kujtojmë se një ditë më parë, nga 2.253 testime, rezultuan pozitivë me Koronavirus 835 qytetarë, raporton Ora News.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,
27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,
16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër,
8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë,
4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec,
1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

VIKTIMAT

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

SITUATA NË SPITALET COVID

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 557
Të shëruar ne 24 orë 368
Të shtruar në spitale 491
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1948

Testime totale 190.444
Raste pozitive 38.182
Raste të shëruara 18.849
Raste Aktive 18.523
Humbje jete 810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9576
Durrës 1360
Elbasan 841
Fier
1367
Korccë 997
Vlorë 974
Shkodër 904
Lezhë 734
Berat 604
Kukës 406
Dibër 205
Gjirokastër 555