Ukrainasit tallen me rusët që pushonin në Krime: Kremi i diellit nuk do t’ju mbrojë

Pasi gadishulli i Krimesë, më saktë qyteti Novofedorovka, u trondit nga shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video në të cilën talleshin disi me rusët.

Në një video prej 35 sekondash, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se njerëzit kanë mundësinë të kalojnë pushimet e tyre verore në disa vende në mbarë botën.

Aty ndër të tjera shfaqen Dubai, Antalia dhe Kuba. Megjithatë, ministria tha se disa njerëz ende zgjedhin Krimenë për pushimet e tyre verore.

“Është një gabim i madh”, ishte mesazhi i ministrisë ndërsa në sfond luheshin skenat e shpërthimeve në bazën ushtarake, si dhe deklaratat e rusëve, të cilët u mërzitën nga skenat dhe u larguan nga Krimea.