Ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorë të gëzuar, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor.

Disa pamje të publikuara tregonin vendasit në rrugë, duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur ndërsa trupat e Kievit mbërrinin.

We will never abandon those who are caught in the jaws of a monster. We will fight for each and every one of our beautiful-as-the-universe people. pic.twitter.com/Gh31K0RFWY

— Defense of Ukraine (@DefenceU) November 12, 2022

Disa kënduan këngë patriotike rreth një zjarri të madh kampi deri natën.

Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas agresionit të filluar në fund të shkurtit ndërkohë që tërheqja është parë si një nga “dështimet” më të mëdha të luftës, përcjell Telegrafi.