Ukrainasit kërkojnë nga FIFA përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës, thonë se ata janë pjesëmarrës në luftën ndaj shtetit të tyre

Shakhtar Donetsk ka kërkuar nga FIFA që të përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës në Katar.Si arsye, ata përmendin faktin se Irani po merr pjesë në një sulm të armatosur në Ukrainë.

Gjiganti ukrainas Shakhtar shkruan: “Ne i kërkojmë FIFA-s që të përjashtojë kombëtaren iraniane nga Kupa e Botës për shkak të sulmit ndaj Ukrainës”, ata fillojnë me kërkesën: “Do të ishte një vendim i drejtë për të tërhequr vëmendjen e botës për një vendi që ndihmon në vrasjen e ukrainasve. Vendi i lirë duhet të shkojë për Ukrainën. Kombëtarja jonë nuk kishte të njëjtat kushte si kombëtaret e tjera gjatë play-off-it. Djemtë tanë luajtën me zemër.”

Megjithatë, është e vështirë të besohet se FIFA do ta përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës një muaj para kompeticionit. Nëse kjo do të ndodhte, vendin e tyre do ta zinte një kombëtare nga e njëjta konfederatë. Kjo do të ishte Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u eliminuan nga Australia në play-off.

Irani është në grupin B ku do të luajë me Anglinë, SHBA-në dhe Uellsin.