Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) kreu sulme me dronë në aeroportin ushtarak Olenya, gjatë të cilave u goditën dhe u shkatërruan një numër i madh bombarduesish dhe avionësh A-50, Tu-95MS dhe Tu-22.
Forcat ruse pësuan humbje të mëdha në sulmin e kryer me dronë në aeroportin ushtarak Olenya. Duke gjykuar nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale të llogarive të Ukrainës, të paktën pesë bombardues dhe avionë AWACS u shkatërruan ose u dogjën, transmeton Ballkani.info.
Baza Olenya është një bazë kyçe e forcave strategjike të aviacionit rus të vendosura thellë në territorin rus në rajonin e Irakutsk.
Додаткові відео атаки дронів СБУ по російських аеродромах 1 червня. https://t.co/On2tem0k7e pic.twitter.com/sT5T7WxUH7
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) June 1, 2025
Shkalla në të cilën forcat ukrainase kanë demonstruar aftësitë e tyre të goditjes së thellë me këtë sulm dëshmohet më së miri nga fakti se baza Olenya ndodhet më shumë se 4000 kilometra në lindje të Ukrainës.
Sulmi i sotëm ndaj bazave ajrore të forcave ruse po merr një rëndësi strategjike për forcat ukrainase, të cilat gjithnjë e më shumë po godasin dhe shkatërrojnë bombarduesit rusë. Me këtë taktikë, ukrainasit po përpiqen të zvogëlojnë numrin e platformave që forcat ruse përdorin për të nisur sulmet me raketa lundrimi. /Ballkani.info/







