lufta

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 541 mijë e 560 trupa, që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 541 mijë e 560 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë.

Kështu pretenduan të shtunën forcat e armatosura të Ukrainës, në një raport të përditësimit të tyre të vazhdueshëm mbi viktimat, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Ky numër përfshin 1 mijë e 70 viktima që forcat ruse pësuan gjatë ditës së kaluar, sipas ushtrisë ukrainase.

Ajo gjithashtu raportoi se Rusia ka humbur burimet dhe armët e mëposhtme ushtarake që nga fillimi i pushtimit të saj:

8 mijë e 73 tanke,

15 mijë e 505 automjete luftarake të blinduara,

19 mijë e 568 automjete dhe tanke karburanti,

14 mijë e 480 sisteme artilerie,

1 mijë 109 sisteme raketash të shumëfishta lëshimi,

871 sisteme të mbrojtjes ajrore,

360 mijë e 326 helikopterë,

11 mijë e 538 dronë,

28 anije dhe varka dhe një nëndetëse.