Ukraina pa rrymë, kirurgët në Kiev detyrohen të përdorin bateri për ndriçim gjatë ndërhyrjes kirurgjikale

Ushtria ruse po vazhdon me sulmet ajrore dhe bombardimin e rrjetit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Kjo ka bërë që miliona banorë të mbesin pa rrymë, kurse ajo çfarë po ua vështirëson më shumë jetën është edhe mungesa e ngrohjes dhe ujit të pijshëm, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër sulmet e djeshme ajrore mbi Kiev, i detyroi ekipet e mjekëve që po kryenin ndërhyrje kirurgjikale të detyrohen të përdorin bateri për ndriçim gjatë kryerjes së operacioneve.

Një i tillë është dokumentuar me video, ku shihen mjekët në Kiev duke operuar një pacient që kishte probleme me zemër.

Për fat të mirë spitali ishte i pajisur me gjenerator, por ato nuk mbulonin edhe pjesën e ndriçimit, kështu stafi u detyrua të përdorin bateritë për t’ia ndriçuar hapësirën kirurgëve.

Sipas mediave ukrainase, operacioni ka përfunduar me sukses dhe se pacienti tani është duke pushuar në dhomën e kujdesit intensiv.