Ukraina

Ukraina mund të zhvillojë zgjedhje presidenciale në kohë lufte

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale gjatë pranverës së ardhshme.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili ka dhënë edhe disa detaje, raporton skynews.

“Ne nuk po e mbyllim këtë çështje. Presidenti i Ukrainës po shqyrton dhe peshon të mirat dhe të këqijat e ndryshme që mund të sjell ky proces”, tha ai.

Kuleba shtoi se mbajtja e zgjedhjeve gjatë luftës me Rusinë do të sjellë sfida “të pashembullta”.

Në rrethana normale, zgjedhjet presidenciale do të duhet të zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar të Zelenskyt. Megjithatë, sipas ligjit ushtarak, zgjedhjet janë pezulluar shkaku luftës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.