Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë përsëri të burgosurit

Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tretë të të burgosurve.

Kështu ka ëbrë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

“Dymbëdhjetë nga personeli ynë i shërbimit po kthehen në shtëpi, duke përfshirë një oficere femër. Ne kemi siguruar gjithashtu lirimin e 14 civilëve, duke përfshirë nëntë gra. Gjithsej 26 njerëz tanë” ka shkruar Vereshchuk në Telegram.

Shkëmbimi i të burgosurve u konfirmua edhe nga komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatyana Moskalkova.

“Midis tyre janë katër punonjës të Rosatom dhe ushtarakët tanë trima. Sot në mëngjes ata zbarkuan në tokën ruse. Familja dhe miqtë do t’i shohin së shpejti” ka shkruar Moskalkova, po ashtu në Telegram.

Hera paraprake kur u shkëmbyen të burgosurit ndodhi 8 ditë më parë.

Në mesin e të burgosurve ukrainas ishin 15 gra dhe 71 burra.