Politologu Fidan Ukaj, ka thënë se Kosova është në raporte të lënduara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke cituar deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Ukaj, mes tjerash theksoi se Kosova është një pozitë jo të favorshme me SHBA-të, duke pasë parasysh siç thotë ai, për shkak të gabimeve të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
“Jemi në një fazë që zotëri Hovenier e ka quajtur lëndim të raporteve, jemi në raporte të lënduara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë është një fazë jo e favorshme e Kosovës. Këto janë këto gabime të qeverisë, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mosveprimi mosdiskutimi apo mosprezantimi i strategjive si të dilet nga kriza bashkë me partnerin tanë ShBA-të, tash jemi në një fazë kur këto raporte të lënduara poashtu kemi kundërshtime të vazhdueshme të politikave dhe veprimeve të Kurtit”, u shpreh Ukaj në InfoMagazine në Klan Kosova.
Ai përmendi çështjen e dinarit dhe proceset e tjera, që sipas tij janë duke e stopuar Kosovën drejt aspiratave të saj për në anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në Këshillin e Evropës.
VIDEO BONUS:







