Uji në Hajvali, Veternik dhe Çagllavicë turbullohet shkaku i kyçjeve ilegale në ujësjellës. E shfrytëzojnë koronavirusin! VIDEO

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shpërndarë të shtunën një video të turbullimit të ujit në Hajvali, si pasojë e kyçjeve ilegale në rrjet. E këtë, sipas KRUP, janë duke e bërë qytetarë të pandërgjegjshëm, që po e shfrytëzojnë situatën.

“Qytetarët e pandërgjegjshëm po shfrytëzojnë momente sikurse sot, momente në kohën kur gjithandej po zbatohen masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit Corona, gropojnë, merren me kyçje ilegale, vendosin tubacione pa miratimin e askujt, pra gjithçka në mënyrë ilegale”, shkruan në njoftimin e kësaj kompanie.

Kompania iu ka bërë thirrje organeve kompetente ta ndihmojnë ujësjellësin, që të mos ketë çrregullime në system.

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale me ekipe mobile dhe menaxhment që ta menaxhojmë këtë situatë e cila mund të ndikojë që të shfaqen turbullira në krojet tuaja për shkak të ngjarjes së ditës së sotme, por organet kompetente të merren me raste të tilla që mund të dëmtojnë me qindra konsumatorë që furnizohen me ujë të pijshëm nga KRU ‘Prishtina’”, shkruan në njoftim.

Por Ballkani.info ka sigruar edhe nje video tjeter nga Veterniku dhe Çagllavica.