Ujësjellësi në Deçan do të jetë në funksion nga sot, Ramosaj ka një apel për qytetarët

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në këtë komunë.

Ramosaj u ka bërë apel qytetarëve që t’i zbatojnë kriteret për përdorimin e ujit.

“Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit: 1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare! 2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet! Këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër”, thuhet në postimin e Ramosajt.

Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.