Bllokimi i rrjetit të kanalizimit në një puset, ka bërë që ujërat fekale të rrjedhin përgjatë rrugës “Ukshin Kovaçica” në lagjen Mati 1 të Prishtinës, dhe kështu të rrezikohen seriozisht banorët nga ndonjë sëmundje.
Vështirë të përballueshëm kundërmimin e fekaleve e kanë familjet që jetojnë në këtë lagje.
Egziston shqetësim i madh i banorëve, teksa pandehin që ka derdhje të fekaleve.
Qyetari i cili ka dërguar videon thotë se e kanë njoftuar Komunën e Prishtinës për këtë problem, por edhe pse kanë ardhur në vendin e ngjarjes nuk kanë intervenuar deri më tani.
Kujtojmë se sa herë që ka reshje shiu, jo vetëm në këtë rrugë të kryeqytetit, por edhe në të tjera paraqitet shpeshherë gjendje e njëjtë.







