UEFA ka shkruar për fitoren e thellë të Kosovës ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.
Përfaqësuesja e Kosovës arriti ta mposht 4-0 Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Faqja zyrtare e shtëpisë së dytë më të madhe të futbollit në botë, ka përgëzuar Kosovën për arritjen e madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Një fitore 4:0 për Kosovën, ndaj Azerbajxhanit dhe tani Kosova është anëtari më i ri i Ligës C në Ligën e Kombeve”, shkruhet në faqen e UEFA-s.
Përfaqësuesja jonë do të luajë tani në fazën e play-offit, ku për kundërshtar do ta ketë, Maqedoninë, dhe nëse e kalon shtetin fqinjë atëherë në finale do të përballet me njërën prej Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.







