Futbollisti me prejardhje serbo-boshnjake, Ognjen Vranjes është kritikuar nga UEFA për tatuazhin e tij në dorë.

Lojtari në fjalë kishte bërë dy vite më parë tatu fytyrën e kriminelit serb, Momcilo Cujic, shkruan Reporteri.net

Madje, futbollisti ishte përjashtuar edhe nga Kombëtarja e Bosnjës si shkak i këtij tatuazhi.

Aktualisht, Vranjes luan në skuadrën greke AEK dhe tatuazhin që ka bërë kriminelin e Luftës së Dytë Botërore e ka në krahë, ku duket haptazi.


UEFA i ka dërguar një paralajmërim boshnjakut, se me atë tatuazh nuk mund të luajë në garat evropiane.

Krimineli, Cujic me grupet e tij çetnike kishte kryer maskara të mëdha në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943.