Euro 2024

UEFA heton Mirlind Dakun dhe FSHF-në

Ashtu si pritej, UEFA ka nisur hetime ndaj FSHF-së dhe Federatës kroate të futbollit lidhur me fyerjet e mundshme raciste dhe diskriminuese të tifozëve në ndeshjen Kroaci – Shqipëri.

Ka pasur thirrje “vrite serbin” gjatë ndeshjes, ndërsa ka reaguar edhe federata serbe.

Dhe UEFA do të hetojë këto pretendime.

Gjasat janë të mëdha që të gjobiten si FSHF-ja ashtu edhe federata kroate.

Ndërkohë është hapur hetim edhe ndaj Mirlind Dakut, sulmuesit të Shqipërisë. Ai po hetohet për “sjelljen e supozuar të papërshtatshme”.

Daku mori megafonin pas ndeshjes dhe nisi fyerjet ndaj serbëve e maqedonasve.

Të enjten reagoi federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Edhe Daku ka gjasa të mëdha të dënohet.